18-vjeçari më i kërkuar në Europë zgjedh ekipin e ëndrrave, injoron Cristiano-n dhe Messi-n

18-vjeçari më i kërkuar në Europë zgjedh ekipin e ëndrrave, injoron Cristiano-n dhe Messi-n

Objektivi i Real Madridit, Leny Yoro, ka injoruar Cristiano Ronaldon ashtu edhe Lionel Messin kur ka zgjedhur 5-shen e tij të ëndrrave.
I riu francez kërkohet nga Real Madrid, që thuhet se është afër një marrëveshjeje për nënshkrimin e tij këtë verë.
Talenti adoleshent Yoro ka shpërthyer në skenën e futbollit europian dhe kërkohet nga një numër i madh klubesh.
Real Madrid, PSG, Manchester United dhe Liverpool të gjithë janë përpjekur të bindin 18-vjeçarin, por duket se ai do të transferohet në Santiago Bernabeu.
Pavarësisht një lëvizjeje të mundshme në La Liga, mbrojtësi i Lille nuk do të kishte dy nga emrat më të mëdhenj të kampionatit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, në pesëshen e tij të ëndrrave.
Ai tha @ohmygoal_fr në X:
“Pesëshja ime e ëndrrave? Ramos, Marcelo, Kante, Mbappé dhe Neymar”.

🗣️ Leny Yoro: “My dream five a side? Ramos, Marcelo, Kanté, Mbappé & Neymar.” @ohmygoal_fr pic.twitter.com/n36YtnE1Zx
— Madrid Xtra (@MadridXtra) June 21, 2024
Burimi