17 mijë bileta të shitura për ndeshjen me Ukrainën! Bëhuni gati për një “Air Albania” kuqezi
👁1551
5 Nëntor 2024
16:07
Telesport
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë dy ndeshje në muajin nëntor, të vlefshme për Nations League kundër Çekisë dhe Ukrainës.
Për ndeshjen kundër Çekisë, stadiumi nuk ka më asnjë biletë. Të gjitha janë shitur.
Për këtë vrull të tifozëve shqiptarë për të blerë biletat e për të mbushur stadiumin mund të ketë ndikuar racizmi i çekëve në ndeshjen e parë. Mbase po bëjnë gati një kundërpërgjigje…
Ndërkohë, ndeshja më e rëndësishme do të luhet kundër Ukrainës. Sipas Sport Ekspres, deri tani janë shitur 17.000 bileta për ndeshjen kundër ukrainasve.
Urojmë që spektakli të mos jetë vetëm në tribuna, por edhe në fushë.
Burimi