TELEGRAPH: Miku i fundit i Vladimir Putinit në Evropë po lufton për mbijetesën

TELEGRAPH: Miku i fundit i Vladimir Putinit në Evropë po lufton për mbijetesën

Nga Nick Squires, TELEGRAPH Aleksandar Vuçic ka qenë miku i fundit i besueshëm i Vladimir Putinit në Evropë. Por presidenti serb tani përballet me mundësinë që të rrëzohet nga një revoltë popullore, pas më shumë se një dekade në pushtet, ndërsa vendi i tij shkon drejt zgjedhjeve, të cilat konsiderohen më të rëndësishmet për një brez të tërë. Në këto zgjedhje, presidenti që dikur dukej i pathyeshëm përballet me një lëvizje studentore të sapokrijuar, e cila lindi nga zemërimi pas shembjes së çatisë së një stacioni hekurudhor dy vjet më parë, ku humbën jetën 16 persona. Që nga viti 2000, kur u rrëzua Sllobodan Milosheviçi, nuk ka pasur një votim kaq vendimtar për këtë fuqi kyçe të Ballkanit. Nëse zoti Vuçiç humbet të dielën, pasojat...