Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Telefonata me homologun iranian, Macron: Jam i bindur se ka rrugëdalje, Europa do përshpejtojë negociatat me Iranin
Presidenti francez, Emmanuel Macron thotë se negociatat midis Evropës dhe Iranit do të përshpejtohen pas një telefonate me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian. “Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore dhe i takon Iranit të ofrojë garanci të plota se qëllimet e tij janë paqësore”, shkroi udhëheqësi francez në X. “Jam i bindur se ka një rrugëdalje nga lufta dhe për të shmangur rreziqe më të mëdha. Për ta arritur këtë, ne do të përshpejtojmë negociatat e udhëhequra nga Franca dhe partnerët e saj evropianë me Iranin”, përfundoi ai.