Burimi:
Top-Channel.tv

Telefonat dhe kompjuterët pa tarifa! “U shpëtojnë” vendimeve të fundit të Trump, përfiton edhe Kina
👁8296
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka vendosur t’i përjashtojë telefonat dhe kompjuterët nga tarifat reciproke, përfshirë ato më të ashprat të vendosura ndaj importeve kineze. Siç kanë njoftuar autoritetet doganore, pajisjet elektronike janë në mesin e atyre që do të përjashtohen nga tarifat e vendosura ndaj të gjithë partnerëve tregtarë, madje edhe ndaj Kinës që përballet me tarifë 145 për qind. Vlerësohet se tarifat do të kenë ndikim të madh në gjigantët teknologjikë si Apple, që i prodhon telefonat iPhone dhe produktet tjera në Kinë. Rreth 90 për qind e prodhimit të iPhone-it bazohet në Kinë. Sipas ekspertëve ekonomikë...