Telefon celular në Burgun e Fierit, masa sigurie për katër punonjës dhe arrestime

Telefon celular në Burgun e Fierit, masa sigurie për katër punonjës dhe arrestime

Hetimet për një telefon celular të gjetur në ambientet e Burgut të Fierit kanë çuar në arrestimin me vendim gjykate të dy personave të paraburgosur, ndërsa ndaj katër punonjësve të institucionit janë caktuar masa sigurie. Rasti daton më 24 qershor 2026, kur gjatë një kontrolli në dhomën ku vuante dënimin shtetasi me inicialet K. C. u zbulua një aparat celular, i cili u konsiderua si provë e dyshuar në kuadër të procedimit. Sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), gjatë veprimeve të para hetimore u evidentua një problem lidhur me administrimin e provës materiale. Telefoni celular, për të cilin ishte raportuar gjetja dhe ishte hartuar raporti përkatës i incidentit, rezultoi se nuk ndodhej më në vendngjarje. Njoftimi i Agjencisë së...