Telashe te Juventus, Conceiçao i dëmtuar në përballjen ndaj Lazio, mund të mungojë një muaj

Telashe te Juventus, Conceiçao i dëmtuar në përballjen ndaj Lazio, mund të mungojë një muaj

19 Tetor 2026 9:17 Telesport Te Juventus ka shqetësim të madh lidhur me gjendjen e Francisco Conceiçao, i cili pësoi një dëmtim që dyshohet si dislokim i shpatullës së majtë, pas një përplasjeje në minutat e fundit të ndeshjes kundër Lazio. Anësori portugez pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore në “JMedical” mëngjesin e sotëm. Nëse rezultatet konfirmojnë diagnozën fillestare, ai ka gjasa të mbetet jashtë fushave për rreth një muaj. Kjo do të thotë se nuk do të rikthehet deri pas ndërprerjes së ardhshme për ndeshjet e kombëtareve. Mungesa e Conceiçao e ndërlikon situatën në repartin e sulmit për bardhezinjtë. Veçanërisht duke marrë parasysh faktin se Zhegrova nuk është përfshirë në listën e lojtarëve të regjistruar në UEFA për Ligën e Evropës.