Zuckerberg sfidon Polymarket, Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

Zuckerberg sfidon Polymarket, Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

Meta po punon për krijimin e një aplikacioni të ri të quajtur “Arena”, me të cilin synon të hyjë në tregun në rritje të platformave të parashikimeve online dhe të konkurrojë me emra si Polymarket dhe Kalshi. Sipas një raportimi të New York Times, projekti është iniciuar nga vetë themeluesi i Meta-s, Mark Zuckerberg, dhe parashikon krijimin e një platforme ku përdoruesit do të mund të bëjnë parashikime mbi ngjarje sportive, politike dhe zhvillime të aktualitetit. Të paktën në fazën fillestare, sistemi do të funksionojë me pikë dhe jo me para reale. Brenda kompanisë, “Arena” konsiderohet një projekt strategjik, ndërsa Meta po kërkon mënyra të reja për të rritur angazhimin e përdoruesve në një kohë kur rrjetet sociale tradicionale po tregojnë shenja ngopjeje. Aplikacioni do të...