‘Teknologji moderne për menaxhimin e trafikut’, ministri Hoxha: Do rrisim sigurinë dhe masat

‘Teknologji moderne për menaxhimin e trafikut’, ministri Hoxha: Do rrisim sigurinë dhe masat

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato inspektuan një nga pikat e kontrollit në hyrjen lindore të Tiranës, për të parë nga afër masat e marra për menaxhimin e trafikut dhe sigurinë rrugore. Gjatë vizitës, ministri Hoxha theksoi se siguria rrugore është një komponent thelbësor për qarkullimin e lirë dhe të sigurt të njerëzve, mjeteve dhe mallrave në të gjitha akset rrugore të vendit. Policia Rrugore ka vënë në funksion teknologji moderne, përfshirë dronë dhe makina inteligjente, të cilat skanojnë në kohë reale drejtuesit që tejkalojnë normat e shpejtësisë apo kryejnë kundërvajtje, duke i ndëshkuar...
Burimi: Sot.com.al