Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Tekniku i Cesenës optimist për Cristian Shpendin: Shkon në nivele të larta, lëreni të qetë
Mikele Minjani, trajneri i Cesenës në Serie B, ka besim absolut te vlerat e Cristian Shpendit. Pavarësisht ulje-ngritjeve, Minjani shpreson se sulmuesi kuqezi do ketë sezon pozitiv. “Kristian është një djalosh i ri i cili vjen nga një rrugëtim prej një viti e gjysmë të pabesueshëm, gjatë të cilit ka tërhequr mbi vete të gjithë vëmendjen. Pastaj kishte një moment vështirësie psikologjike. Të punosh me Kristian është e thjeshtë, mjafton ta lësh të qetë dhe ai rikarikohet vetë. Në këtë moment e shoh saktësisht siç ishte në fillimin e sezonit të kaluar”, theksoi trajneri i Çesenës.