Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Teherani: Nëse SHBA-të ndërhyjnë, do të japim një mësim
Teherani ka kërcënuar se nëse SHBA-të ndërhyjnë dhe sulmojnë, do të përdorin çdo opsion të mundshëm për t’i dhënë një ‘mësim’. Deklarata u bë nga zëvendësministri i Jashtëm iranian Kazem Gharibabadi.”Nëse Shtetet e Bashkuara dalin në mënyrë aktive në favor të Izraelit, Irani do të duhet të përdorë mjetet e tij për t’u dhënë një mësim agresorëve dhe për të mbrojtur sigurinë e tij kombëtare dhe interesat kombëtare”, tha ai. “Sigurisht, udhëheqësit tanë ushtarakë kanë të gjitha opsionet e nevojshme”, shtoi ai.