Tedi Papavrami në filmin “Harku e Peneli” sjell dialogun mes muzikës dhe artit Zen
23 September, 2026 - 15:30 Dokumentari francez “The Bow and the Brush” (“L’Archet et le Pinceau”), me regji të franko-zviceranes Raphaëlle Régnier, pati mbrëmë premierën botërore në edicionin e 24-t të “Tirana International Film Festival” (TIFF). Filmi solli një ndërthurje të veçantë mes muzikës perëndimore dhe artit Zen japonez, përmes violinistit shqiptar Tedi Papavrami dhe mjeshtrit japonez të kaligrafisë Kanshô Miyashita. Në këtë premierë botërore të filmit, ishte i pranishëm vetë Tedi Papavrami së bashku me bashkëshorten e tij, Maki Okada, pianiste japoneze. Prania e tyre i dha një rëndësi të veçantë këtij prezantimi dhe e bëri evenimentin edhe më interesant për të pranishmit në premierë. Në një nga momentet më të veçanta të dokumentarit, Miyashita krijoi kaligrafi japoneze ndërsa Papavrami interpretoi “Chaconne” të Johann...
Burimi:
kultplus.com