Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Teatri “Skampa” për dy javë radhazi në duart e të rinjve: Maratona Rinore drejt finales së madhe
👁13106
Qindra të rinj nga gjimnazet e Elbasanit kanë mbushur sallat e Teatrit “Skampa” në kuadër të aktiviteteve të Maratonës Rinore, një ngjarje që prej 29 vitesh promovon talentin e ri në artet skenike. Këngë, aktrim, kërcim dhe performanca të ndryshme kanë qenë në qendër të këtij maratone kulturore, e cila këtë vit ka tërhequr jo vetëm pjesëmarrës, por edhe një publik të gjerë admirues. Nën kujdesin e Bashkisë së Elbasanit dhe Qendrës së Artit, të rinjtë janë përgatitur me përkushtim nën drejtimin e stafit të Teatrit “Skampa”, duke sjellë një nivel të lartë interpretimi në skenë. Organizatorët theksojnë se aktiviteti...