Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Shqipëri shënon 73-vjetorin e themelimit

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Shqipëri shënon 73-vjetorin e themelimit

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Shqipëri shënon sot, më 27 nëntor, 73-vjetorin e themelimit, duke kujtuar rrugëtimin e tij artistik që nisi në vitin 1953 me shfaqjen e operës “Rusalka”. Historia e këtij institucioni nisi tri vjet më herët, me krijimin e Filarmonisë Shqiptare, e cila bashkoi korin, orkestrën simfonike, këngëtarët lirikë dhe trupën e baletit, duke krijuar bazat e zhvillimit të artit skenik në Shqipëri. Me zgjerimin e veprimtarisë artistike, në vitin 1956 teatri u konsolidua si strukturë më vete. Ndër arritjet e para të rëndësishme të skenës operistike dhe baletit shqiptar ishin opera e parë shqiptare “Mrika”, e shfaqur më 1958, dhe baleti “Halili dhe Hajria”, i vitit 1963, përcjell KultPlus. Që nga viti 1966, institucioni u vendos në godinën e...