Teatri Kombëtar i Kosovës publikon programin për muajin nëntor – Ja shfaqjet që do të vihen në skenë
Teatri Kombëtar i Kosovës, në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës, ka publikuar programin artistik për muajin nëntor 2026, duke sjellë për publikun një sërë shfaqjesh teatrore, koncertesh dhe aktivitetesh kulturore. Gjatë këtij muaji, artdashësit do të kenë mundësi të ndjekin shfaqje të ndryshme, ndër të cilat “Borders”, “Bidermani dhe Zjarrvënësit”, “Gërrdia”, “Orkestra Prishtina”, “Litari”, “Nyja e Gidionit”, “Tchaikovsky Night” dhe “Romeo dhe Xhulieta”. Po ashtu, nga data 16 deri më 22 nëntor do të mbahet Festivali i Moisiut në Shkup. Shfaqjet do të zhvillohen në Amfiteatër, Sallën e Kuqe dhe Atelienë, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. Teatri Kombëtar i Kosovës fton të gjithë qytetarët dhe dashamirët e artit që të bëhen pjesë e programit artistik të muajit nëntor./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com