“Teatri i madh”, Minxhozi ironizon Berishën: Çift fals me LaCivitën, jo dashuri e vërtetë

“Teatri i madh”, Minxhozi ironizon Berishën: Çift fals me LaCivitën, jo dashuri e vërtetë

Analisti Skënder Minxhozi thotë se Sali Berisha dhe Chris LaCivita, është një çift i ngjizur në mënyrë artificiale. Në  një emision televiziv, Minxhozi u shpreh se Berisha kërkon të luajë teatër me SHBA. “Çift i ngjizur në mënyrë artificiale. Një akrobaci, që një politikan në hall të madh me Amerikën, mund ta bëjë. Nëse Berisha do kishte këto lobistë, mbështetje në administratën amerikane, raporti i fundit i DASH, mund të mos e citonte rastin e tij, si një zyrtar i hetuar për korrupsion. Ka luajtur një teatër, që nga foltorja”, theksoi ai.
Burimi: Sot.com.al