Të vërtetat dhe gënjeshtrat e Betejës së Stalingradit

Të vërtetat dhe gënjeshtrat e Betejës së Stalingradit

Nga Andrew Nagorski Shumica e rusëve nuk kanë nevojë të binden se fitorja rraskapitëse e Ushtrisë së Kuqe në Stalingrad ishte ngjarja më e rëndësishme e Luftës së Dytë Botërore. Shumë historianë perëndimorë bien dakord se ajo ishte pika e kthesës në Frontin Lindor, dhe kjo do të thotë se nuk ka rrezik të mbivlerësohet rëndësia e saj. “Beteja e Stalingradit është për mendimin tim akti më tronditës i qëndresës njerëzore, sakrificës dhe armëve në historinë e luftës”- shkruan historiani britanik Jan Mekgregor. Por në librin e tij të ri, fryt i hulumtimeve të kujdesshme, “Fari i Stalingradit: E vërteta e fshehur në zemër të betejës më të madhe të Luftës së Dytë Botërore”,  Mekgregor thekson se “mitizimi i luftës për qytetin e Stalinit, mund të shtrembërojë ndonjëherë historinë e vërtetë, që...