Të tjera ndryshime në qeveri, Oltjon Muzaka largohet nga Shëndetësia, emërohet zv.ministër i Brendshëm
Oltjon Muzaka TIRANË-Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të premte një sërë ndryshimesh në drejtimin e institucioneve dhe në përbërjen e qeverisë. Në mbledhjen e qeverisë është vendosur që Oltjon Muzaka të lirohet nga detyra e zëvendësministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Muzaka është emëruar në postin e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme. Ndërkohë u lirua nga detyra Emiliano Gjika, kryetar i Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve. Në vend të tij u emërua Ina Zeqaj.
Burimi:
zeri.ai