Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Të tjera lëvizje në Policinë e Shtetit, një grua bëhet shefe komisariati
Policia e Shtetit ka emëruar 3 drejtues të rinj të komisariateve të policisë në Kuçovë, Mallakastër dhe Vlorë, mes tyre një grua. Komisarja Edjona Dano është emëruar shefe e komisariatit të Policisë Kuçovë. Ish-shefi i komisariatit të policisë Kuçovë, Kleant Serdari është emëruar në Mallakastër. Ndërsa ish-shefi i komisariatit të policisë Mallakastër, Bledar Metaj u emërua shef sektori i policisë rrugore në DVP Vlorë.