“Të thellojmë marrëdhëniet mes…”/ Presidenti Begaj shpreh mesazh urimi për fitoren e Presidentit të ri të Polonisë

“Të thellojmë marrëdhëniet mes…”/ Presidenti Begaj shpreh mesazh urimi për fitoren e Presidentit të ri të Polonisë

Përmes një postimi në rrjetin social X, me rastin e fitores në zgjedhjet presidenciale, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, ka uruar Presidentin e sapozgjedhur të Polonisë, Karol Nawrocki. Postimi i plotë në X: Urime Karol Nawrocki, për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Shqipëria vlerëson miqësinë historike mes vendeve tona dhe mbështetjen e fortë të Polonisë për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Presim me padurim thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dhe hapjen e të gjitha klasterëve gjatë Presidencës Polake të Këshillit të BE-së.
Burimi: Sot.com.al