Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Të shtënat me armë zjarri në Laç! Çfarë dihet deri më tani, pesë persona paraqiten në Spitalin e Traumës
👁12427
Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur Laçin mesditën e kësaj të shtune, në afërsi të Kishës së Laçit. Deri më tani, sipas raportimeve të gazetares së Top Channel, Brixhilda Deda, katër persona janë paraqitur në Spitalin e Traumës. Ndërkohë që një tjetër po mbërrin në Spitalin e Traumës. E plagosur ka mbetur edhe shitësja e qirinjve në anë të rrugës. Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Top Channel