Të shtënat me armë zjarri në Laç! Çfarë dihet deri më tani, katër persona paraqiten në Spitalin e Traumës

Të shtënat me armë zjarri në Laç! Çfarë dihet deri më tani, katër persona paraqiten në Spitalin e Traumës

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur Laçin mesditën e kësaj të shtune, në afërsi të Kishës së Laçit.  Deri më tani, sipas raportimeve të gazetares së Top Channel, Brixhilda Deda, katër persona janë paraqitur në Spitalin e Traumës. Ndërkohë që një tjetër po mbërrin në Spitalin e Traumës. Tre prej tyre kanë qenë djem, ndërsa e plagosur ka mbetur edhe shitësja e qirinjve në anë të rrugës. Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, teksa po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.       Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv