Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Të shtënat me armë nga Izraeli ndaj një delegacioni të huaj në Bregun Perëndimor, reagojnë ashpër BE, Italia dhe Spanja
👁5561
Ndërkombëtarët kanë reaguar pas të shtënave nga ushtria izraelite ndaj një delegacioni diplomatësh të huaj në Jenin të Bregut Perëndimor. Ky incident vjen mes presionit në rritje ndërkombëtar kundër Izraelit për zhvillimin e luftës në Rripin e Gazës. Çdo kërcënim për jetën e diplomatëve është ” i papranueshëm “, tha shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas. “Ne i bëjmë thirrje Izraelit të hetojë këtë incident dhe t’i mbajë përgjegjës ata që janë përgjegjës”, tha ajo nga Brukseli. “Ne kërkojmë sqarime të menjëhershme nga qeveria izraelite për atë që ndodhi. Kërcënimet ndaj diplomatëve janë të papranueshme”, tha Ministri...