Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Të shtënat me armë gjatë natës në Durrës, sherri për një parakalim
Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia, pasi qëlluan me armë zjarri në drejtim të një automjeti në të cilin ndodhej një 35-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 të së dielës, në autostradën Durrës-Tiranë, ku pas një përplasjeje verbale për një parakalim me makinë, situata ka degraduar në dhunë me armë. Sipas hetimeve paraprake të policisë së Durrësit, shtetasit Emiljano Domi, 46 vjeç dhe Elton Domi, 40 vjeç, të dy banues në Xhafzotaj, kanë qëlluar në drejtim të automjetit me të cilin po udhëtonte shtetasi L. Sh., 35 vjeç. Për pasojë, 35-vjeçari...