Të shtëna në një shkollë në Turqi, 11 të plagosur; ndalohet një 15-vjeçar
Të paktën 11 persona u plagosën nga të shtënat jashtë një shkolle në provincën Manisa. Dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike, ndërsa autoritetet kanë ndaluar një 15-vjeçar të dyshuar për sulmin… Policia turke ka ndaluar një 15-vjeçar pasi të paktën 11 persona u plagosën nga të shtënat me armë jashtë një shkolle të mesme në provincën perëndimore të Manisës. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike. Sulmuesi hapi zjarr të martën në mëngjes dhe më pas u largua nga vendngjarja. Ngjarja ndodhi pranë Shkollës së Mesme Profesionale dhe Teknike të Anadollit “İnci Üzmez”. Ministri turk i Drejtësisë, Akın Gürlek, njoftoi se autoritetet kanë ndaluar gjithashtu nënën, babanë dhe gjyshin e të dyshuarit. Pamjet e kamerave të sigurisë duket se tregojnë të dyshuarin duke...
Burimi:
ntv.al