Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe tetë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri të regjistruar të shtunën në mbrëmje pranë stadiumit Legion Field, në Birmingham të shtetit amerikan të Alabamës. Sipas raportimeve, të shtënat u regjistruan pak para orës 19:50, në zonën e Greymont Avenue West, jo shumë larg stadiumit, pak pas përfundimit të ndeshjes tradicionale të futbollit amerikan, Magic City Classic. Shefi i Policisë së Birminghamit, Michael Pickett, bëri të ditur se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje kritike, ndërsa shtatë të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme. Identiteti i personit që humbi jetën nuk është bërë ende publik. Ngjarja ndodhi pas edicionit të 85-të të përballjes mes skuadrave Alabama A&M dhe Alabama State, e...