Të shtëna me armë zjarri në zonën e Institutit

Të shtëna me armë zjarri në zonën e Institutit

Një konflikt mes dy personave ndodhi këtë paradite në zonën e Institutit në kryeqytet. Gjatë një sherrit për motive të dobëta, policia njofton se një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri në zonën e Institutit. Një prej personave të përfshirë është vënë në pranga, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar. Pritet hetimi për zbardhjen e incidentit. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv