Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, shoqërohen disa persona, dyshohet se…
👁6459
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në zonën e “Ali Demit”. Burime bëjnë me dije se të shtënat kanë ardhur pas një sherri që ka ndodhur në rrugë mes disa personave dhe njëri prej tyre ka qëlluar në ajër. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë që policia po punon për arrestimin e autorit, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas burimeve, të shoqëruarit në polici që ishin edhe dëshmitarë okularë nuk kanë pranuar të japin shpjegime. Por dyshohet se sherri ka nisur për çështje të një borxhi...