Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, raportohet për një viktimë
Një automjet në lëvizje është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë. Nga informacionet paraprake raportohet për një viktimë. Ngjarja nuk ka lidhje me protestën që po zhvillohet në kryeqytet. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
javanews.al