Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë
👁4771
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë. Ka qenë një telefonatë në drejtim të policisë që ka sinjalizuar diçka të tillë. Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, njoftoi se paraprakisht dyshohet për një konflikt të çastit. Për pasojë njëri prej personave të përfshirë në sherr dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër. Deri në këto momente nuk flitet për persona të plagosur. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota se çfarë ndodhi në Liqenin Artificial.