Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagosen babë e bir, ndërron jetë  24-vjeçari (EMRAT)

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagosen babë e bir, ndërron jetë 24-vjeçari (EMRAT)

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Shkodër. Ngjarja është regjistruar rreth orës 05.30, ku për shkak të një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Andri Vulaj ka plagosur me armë zjarri shtetasit Qamil Luli dhe Ylber Luli, ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin 24- vjeçarin, Vulaj. Si pasojë e plagëve të marra, Ylber Luli, 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital. Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. V. ka plagosur me armë zjarri shtetasit Q. L., 63 vjeç, dhe Y. L., 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë...