Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, në rrugën “Mitat Hoxha”. Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Sarandës. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat po hetojnë rrethanat e ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet apo autorët e mundshëm të plagosjes. /vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv