Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali në Fushë-Krujë. Detajet nga ngjarja

Të shtëna me armë zjarri drejt një lokali në Fushë-Krujë. Detajet nga ngjarja

Raportohen të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë. Sipas të dhënave paraprake nga policia mësohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në fshatin Krastë, Fushë Krujë. Konkretisht, sipas uniformave blu rreth orës 01:10, të 20 qershorit, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij. Ndërkohë policia bën të ditur se ka pasur vetëm dëme materiale, ndërkohë që po punohet për identifikimin e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit. “Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative...
Burimi: Kohajone.com