Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Të shtëna më armë në Mirditë/ Qëlloi drejt banesës së 30-vjeçarit, shpallet në kërkim autori
Një 51-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë drejt banesës së një 30-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të datës 20.06.2025. Ishte 30 vjeçari që njoftoi sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se në drejtim të banesës së tij ishte qëlluar me armë zjarri. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Nga këqyrja u konstatua një dëmtim në murin e banesës, i shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit. “Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasi 51 vjeç, banues...