Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Të shtëna me armë në Lezhë, një i vdekur
👁2617
Janë raportuar të shtëna me armë zjarri në qytetin e Lezhës mbrëmjen e sotme. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se si pasojë e të shtënave ka mbetur një person i plagosur, i cili më pas ka humbur jetën në spital. Të njëjtat burime bëjnë me dije se ndaj të plagosurit është qëlluar disa herë me armë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në fshatin Pllane në Lezhë. Ndërkohë që ende nuk ka informacion për idetntitetin e të plagosurit dhe autorët. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po pubon për zbardhjen e ngjarjes.