Të shtëna a*me te porta e shtëpisë, 22-vjeçarja dyshon te ish-burri: Kam frikë edhe për partnerin tim
Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia në Roskovec, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pranë banesës së ish-bashkëshortes së tij, në fshatin Luar. Ngjarja ka shkaktuar frikë te 22-vjeçarja Aleksandra Elmazaj, e cila ka deklaruar se në momentin e të shtënave ndodhej në shtëpi me motrën dhe vajzën e saj të mitur. “Ishim në gjumë, ishte ora 00:48. Dëgjuam të shtëna arme. Nuk dolëm jashtë. Kur u zgjuam në mëngjes, gjetëm katër gëzhoja te porta. Njoftova policinë”, rrëfeu ajo. 22-vjeçarja tha se dyshimet e saj janë përqendruar te ish-bashkëshorti, Besmir Mustaj, me të cilin është ndarë ligjërisht pas pesë vitesh martesë. Sipas saj, pas ndarjes ai e ka kërcënuar vazhdimisht, duke e detyruar të kërkojë ndihmën e policisë dhe të pajiset me urdhër...
Burimi:
kohajone.com