Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Të shprehurit ju bën më të lehtë, ju shkarkon nga barra e vetvetes
Nga Emil CioranPërktheu: Balil Gjini Librin e parë, me titullin kumbues – “Sur les cimes du désespoir (Mbi majat e dëshpërimit) – e shkrova rumanisht në moshën njëzet e një vjeçare, duke iu betuar vetes se s’do shkruaja më kurrë. Pastaj shkrova një tjetër, me të njëjtin premtim. Komedia është përsëritur përmbi dyzet vjet. Përse, vallë? Sepse të shkruarit, sado i paktë qoftë sasia e tij, më ka ndihmuar të kaloj nga njëri vit në vitin tjetër, sepse obsesionet ishin shëruar, kurse gjysma e tyre ishin kapërcyer. Të prodhosh është një lehtësim i jashtëzakonshëm. Të botosh, jo më pak. Një libër që botohet është jeta juaj, apo të paktën një pjesë e jetës suaj, që bëhet diçka e huaj, që s’ju përket më, që ka...