Te Rrapi, te Klubi i Gjuetarëve…
Në Gjirokastër ka vende që nuk i ruan vetëm historia, por edhe kujtesa e njerëzve. Pranë rrapit të njohur të Pazarit, Klubi i Gjuetarëve u kthye pas vitit 1947 në një nga pikat e njohura të jetës së qytetit. Dikur hapësirë e kafenesë së Prefekturës, aty u vendosën zyrat e shoqatës, salla e mbledhjeve e leximit dhe, mbi të gjitha, një vend ku gjirokastritët mblidheshin për kafe, raki, biseda e shoqëri. Ndër vite, aty shërbyen Qemo Gega, Malo Shehu e Kato Bedjava, ndërsa mezet me mish gjahu përgatiteshin nga Cile Muka. Por Klubi i Gjuetarëve u bë shumë më tepër se një klub. U bë një pikë takimi për njerëzit e qytetit. “Te rrapi, te Klubi i Gjuetarëve” ishte një adresë e njohur për një...
Burimi:
kultplus.com