Të rinjtë po masakrohen nga policia, Rama nxit efektivët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front!

Të rinjtë po masakrohen nga policia, Rama nxit efektivët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front!

Kryeministri Edi Rama u ka premtuar një shpërblim prej 2500 eurosh efektivëve të Policisë së Shtetit që janë angazhuar në vijën e parë gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë. Gjatë një takimi me uniformat blu, Rama njoftoi gjithashtu se më 1 janar do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagave të tyre. Kreu i qeverisë deklaroi se shpërblimi prej 2500 eurosh do të jepet për çdo efektiv që është angazhuar në vijën e parë, duke e argumentuar vendimin me stresin dhe shpenzimet shtesë që, sipas tij, shoqërojnë shërbimin në këto kushte. “Ne do ta rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj. Kur policinë e gjetur të tradhtuar dhe të braktisur, bëmë rritje të konsiderueshme atëherë. Në vite, nuk e kemi rritur aq...