Të rinjtë nga e gjithë bota u mblodhën në Mitrovicë për paqen dhe dialogun

Të rinjtë nga e gjithë bota u mblodhën në Mitrovicë për paqen dhe dialogun

Mitrovica ka mirëpritur Balkan International Youth Summit for Peace 2026 (BIYSP), një samit ndërkombëtar që mblodhi të rinj nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar mbi paqen, dialogun dhe bashkëpunimin. Samiti u zhvillua nga 1 deri më 4 tetor, nën temën “Youth as Peace Practitioners: From Dialogue to Action”, dhe u mbështet financiarisht nga Ministria e Sportit dhe Rinisë. Gjatë ditës së dytë, në emër të Ministrisë, fjalë përshëndetëse mbajti këshilltari i lartë i ministrit Blerim Gashani, Drilon Brahimi. Ndërsa Vedat Jashari, udhëheqës i Divizionit për Zhvillimin e Politikave për Rininë, mori pjesë në sesionin “Spotlight: Histori nga terreni”, ku prezantoi përvojën e Kosovës në zhvillimin e politikave dhe programeve për të rinjtë. Përmes diskutimeve, paneleve dhe shkëmbimit të përvojave, samiti synoi të...