Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Të rifillojnë negociatat”, Shefja e diplomacisë së BE bën thirrje për ulje të tensioneve pas sulmeve amerikane në Iran
Pas sulmeve ushtarake amerikane në centralet bërthamore iraniane, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, bëri një thirrje të fortë për të gjitha palët që të tërhiqen dhe të rifillojnë negociatat diplomatike. Komentet e saj erdhën nëpërmjet një postimi në platformën e mediave sociale X, ku shkruan se “Iranit nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë një armë bërthamore”. Ndërsa nënvizoi qëndrimin e saj të vendosur për mospërhapjen e armëve bërthamore. Ajo kërkoi ulje të menjëhershme të tensioneve për të parandaluar përshkallëzime të mëtejshme