Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Të përkushtuar për negociata”, Hamasi vendos kushte: Duhet të përmirësohet situata në Gaza
Hamasi thotë se është i përkushtuar për të vazhduar negociatat drejt një armëpushimi të përhershëm dhe tërheqjes së plotë të forcave izraelite nga Gaza, por kushtet në enklavë duhet së pari të përmirësohen “ndjeshëm”. “Është thelbësore të përmirësohet ndjeshëm situata katastrofike humanitare dhe të merret një përgjigje me shkrim nga armiku në lidhje me përgjigjen tonë”, tha për CNN Basem Naim, një anëtar i lartë i byrosë politike të Hamasit. “Ky është një kusht për t’u rikthyer në negociata”, tha Naim. Zyrtari i lartë i Hamasit, Mahmoud Mardaëi, tha të mërkurën se nuk ka kuptim të vazhdohet me negociatat për...