Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Të përfshirë në sulme kibernetike dhe sabotime në Evropë/ Britania zbulon rrjetin e spiunëve rusë
Shërbimet britanike të sigurisë kanë zbuluar një rrjet të gjerë spiunësh rusë dhe njësi të inteligjencës ushtarake të përfshira në një fushatë disa-vjeçare sulmesh kibernetike, zjarrvëniesh dhe sabotimesh në Britani dhe në Evropë. Në mesin e të sanksionuarve janë edhe agjentë që në vitin 2013 kishin vënë në shënjestër llogaritë e emailit të Yulia Skripal, vajza e ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal — pesë vite para se të dy pothuajse vriteshin në sulmin famëkeq me agjent nervor në Salisbury. Në total, janë sanksionuar 18 oficerë të inteligjencës ushtarake ruse (GRU) dhe tre njësi të specializuara të këtij shërbimi. Sekretari i...