“Të pavërteta dhe të fabrikuara me qëllime të qarta politike”, pas akuzave për blerje votash, reagon Broz Pjetrani

“Të pavërteta dhe të fabrikuara me qëllime të qarta politike”, pas akuzave për blerje votash, reagon Broz Pjetrani

Reagim publik Në lidhje me deklaratën e bërë publike së fundmi, ku përmendet emri im në mënyrë të papërgjegjshme dhe të pabazuar, dëshiroj të shpreh me vendosmëri se akuzat ndaj meje janë tërësisht të pavërteta dhe të fabrikuara me qëllime të qarta politike. Asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk kam qenë i përfshirë në veprime që cenojnë procesin zgjedhor apo që përbëjnë shkelje të ligjit. Si administrator i Njësisë Administrative Dajç, kam ushtruar dhe vazhdoj të ushtroj detyrën me ndershmëri, transparencë dhe në shërbim të qytetarëve. Ky është një sulm i ulët, që tregon qartë humbjen madhështore që pret Partinë...
Burimi: Shkodraweb.com