Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Të pandehurit kërkojnë ndarjen e çështjes, GJKKO shtyn seancën për dosjen Metamorfoza
👁3702
Gjykata e Posaçme ka zhvilluar këtë të enjtë seancën gjyqësore për dosjen Metamorfoza, ku të pandehur janë ish-prokurorë, ish-zyrtarë policie dhe persona të dyshuar si anëtarë të një grupi të strukturuar criminal.Gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj bën me dije se 5 prej të pandehurve kërkuan ndarjen e dosjes, por SPAK doli kundër duke thënë se mund dëmtohet shqyrtimi i çështjes. Ndërkohë mësohet se trupa gjyqësore, Etleva Deda, Flora Hajredianaj dhe Irena Gjoka, vendosi të marrë kohë për të shqyrtuar kërkesat për ndarje të çështjes dhe për përcaktimin e formës së gjykimit, duke shtyrë seancën për datën 23 prill 2025...