Burimi:
Top-Channel.tv

Të paktën 9 të vdekur nga sulmi me armë në një qendër rehabilitimi droge në Meksikë
👁9582
Nëntë persona u vranë në një sulm të armatosur në një klinikë rehabilitimi nga droga në Sinaloa, në veriperëndim të Meksikës, thanë autoritetet lokale. Sulmi u krye në Culiacan, kryeqyteti i shtetit, ku përleshjet e ashpra që nga shtatori midis dy fraksioneve të kartelit Sinaloa kanë lënë qindra të vdekur dhe të zhdukur. Fillimisht, tetë persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën kur një grup personash të armatosur thyen dyert e klinikës dhe hapën zjarr ndaj njerëzve brenda, sipas një raporti zyrtar. Disa orë më vonë, njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë. Ky është sulmi i shtatë...