Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Të paktën 5 të vdekur nga të shtënat me armë në një shkollë në Austri
👁2039
Të paktën 5 persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Graz, Austri, raportoi Kronen Zeitung. Njësitë speciale kanë mbërritur në vendngjarje dhe operacioni në terren është në vijim. Sipas informacioneve të para, autori i krimit është qëlluar me armë zjarri. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit. Brenda shkollës u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe menjëherë pas dhënies së alarmit nisi ndërhyrja në godinë.