Të paktën 24 viktima nga zjarri në një fabrikë në Indonezi, dhjetëra të zhdukur
Të paktën 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të fuqishëm që përfshiu një fabrikë ëmbëlsirash në Indonezi gjatë fundjavës. Dhjetëra punonjës të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa autoritetet vijojnë kërkimet dhe identifikimin e viktimave. Zjarri shpërtheu rreth orës 16:30 të së shtunës, në një fabrikë në zonën e Serangut, në provincën Banten, në ishullin Java Perëndimore. Flakët përfshinë me shpejtësi ndërtesën, duke bllokuar brenda dhjetëra punonjës që ndodheshin në ambientet e fabrikës. Pas disa orësh ndërhyrjeje, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua plotësisht rreth orës 06:30 të mëngjesit të së dielës. Sipas policisë, përmasat e tragjedisë janë të mëdha, ndërsa identifikimi i viktimave paraqet vështirësi të konsiderueshme. Kryeinspektorja e përgjithshme e Policisë Rajonale të Bantenit, Hendra Kurniawan, deklaroi...
Burimi:
syri.net