“Të ndalohet dhuna ndaj efektivëve”- Balla viziton punonjësin e plagosur: Policët kanë derdhur gjak për misionin e tyre!
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka vizituar ditën e sotme në spitalin e Traumës një efektiv policie, i cili është dëmtuar gjatë protestës. Në një postim në rrjetin social Facebook, Balla u ka uruar shërim të shpejtë të gjithë efektivëve të lënduar, ndërsa ka bërë apel për ndalim dhune. Balla ka sjellë në kujtesë edhe ata efektivë që kanë derdhur gjak për misionin dhe betimin e tyre. Numri i të rënëve në krye të detyrës ka shkuar në 232 punonjës policie. Postimi i Ballës: “Isha sot në Spitalin e Traumës për të parë nga afër një nga oficerët më të mirë të Policisë së Shtetit me të cilin kam pasur nderin të punoj gjatë kohës si Ministër i Brendshëm. Mirënjohje çdo...
Burimi:
javanews.al