Të moshuarës në Finiq i vjedhin banesën/ Autorët i marrin 6800 euro që i kishte kursyer për operacion
Një banesë është vjedhur mbrëmjen e 31 tetorit në fshatin Finiq. Sipas denoncimit të Eleni Anastasit, nga shtëpia e saj janë marrë 6 800 euro, varëse, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë. E moshuara tregon se vjedhja ka ndodhur rreth orës 18:00–18:30, gjatë kohës kur ajo kishte shkuar për vizitë te të afërmit, të cilët banojnë jo shumë larg shtëpisë së saj. Kur është kthyer në banesë, ajo ka konstatuar se dyert ishin të shqyera, ndërsa gjendja e shtëpisë brenda ishte e shkatërruar. Sipas burimeve policore mësohet se Eleni Anastasi ka thënë se i është vjedhur një shumë prej 6 800 euro, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë. Sipas burimeve eurot Eleni i kishte grumbulluar për të kryer një operacion mjekësor. Menjëherë është...
Burimi:
syri.net